Voto 13
Ermonela Felaj Valikaj

Ermonela Felaj Valikaj

Qarku Tiranë

Jam caktuar të jem drejtuese politike e njësisë 12. Nuk e kam marrë aspak lehtë këtë detyrë, kam filluar ta ushtroj e do ta çoj më tej me të gjithë peshën e përgjegjësisë dhe seriozitetit që kërkon problematika e kësaj njësie. Së bashku do e transformojmë këtë njësi, duke i dhënë fund problemeve të legalizimit , urbanizimit e gjithë infrastrukturës së brëndshme. Unë përfaqësoj Partinë Socialiste, dua mbështetjen tuaj në këtë sfidë, që së bashku t’i japim njësisë ku ju jetoni atë që meriton. Dhe meriton më të mirën! Meriton shkollë të mesme, kopësht e çerdhe publike, zyrë pune e ndihmë juridike, meriton të ketë përfaqësues të denjë, njërëz të shkolluar, qytetarë të mirë. Numërimi ka nisur mbrapsht, por jo vetëm për afrimin e ditës së zgjedhjeve, por për t’i dhënë fund apatisë, nepotizmit, katundit, ngeljes së gjërave në vend. Një zgjedhje e re po troket dhe kjo është në radhë të parë për ju. Prandaj mendo ftohtë dhe zgjidh si duhet! Zgjidh PS nr 12 dhe zgjidh dikë që të përfaqëson denjësisht! Unë jam e gatshme ta ndërmarr këtë sfidë për ju, por për këtë më duhet edhe mbështetja juaj; prandaj mos hezito të zgjedhësh një zonjë , një profesioniste të së drejtës, zgjidh

#nr13ErmonelaValikajFelaj

#S'kaKohëPërPushim

Jetëshkrimi

Ermonela Felaj Valikaj ka lindur në Berat më 9 Nëntor 1976. Në korrik 1999 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2001 ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Magjistraturës si “Magjistrate Prokurore”. Ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat deri në vitin 2009. Znj. Ermonela Valikaj Felaj është zgjedhur për 3 mandate deputete për Qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, 2013 si dhe në ato të vitit 2017.

Gjithashtu ka qënë anëtare e “Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, “Komisionin e Sigurisë Kombëtare” si dhe “Keshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve” në Kuvendin e Shqipërisë. Në mandatin e parë qeverisës ka mbajtur detyrën e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Aktualisht dhe që prej vitit 2017 është Kryetare e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Kryetare e Asamblesë parlamentare të frankofonise dhe Grupit të Miqësisë me Katarin. Është e martuar me Bledar Valikaj dhe ka një vajzë 13 vjeç Herën .

Shqipëria e ardhmja jonë!

1

Qartësisht sfidat e legalizimit dhe urbanizimit, së bashku me atë të rritjes së ekonomisë, janë punët që na presin t’i zhvillojmë më tej, duke goditur fort korrupsionin , burokracinë dhe apatinë e atij që bie në rutinën e pushtetit.

2

Do të përfaqesoj banorët e Freskut, pa bërë kompromise me antivlerat dhe me veset, por duke parë tek secili prej jush një me shumë dhe jo më pak.

3

Me mbështetjen tuaj do të sjell lehtësi për biznesin e vogël, garanci për biznesin e madh dhe digjitalizim shërbimeve si armë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit!

4

Zotohem të krijoj një marrëdhënie më të afërt, më të shpeshtë dhe më të hapur me zgjedhësit, sepse kjo është rruga më e sigurtë për të kuptuar dhe ofruar zgjidhje dhe garanci më të mira për ekonominë e secilit dhe nevojat e secilit.

Ermonela Felaj Valikaj

Të gjitha të drejtat të rezervuara © Ermonela Felaj Valikaj 2021
Jetëshkrimi

Unë jam angazhuar në partinë socialiste në vitin 2009 dhe bëhen plot 12 vjet që jam e angazhuar në politikën aktive. Pjesëmarrja në politikën aktive, të qenit e zgjedhur, sigurisht që më kanë pajisur me një tjetër lloj përvoje, e cila besoj e ka kompletuar më tej backgroundin tim si një juriste apo si një ish-prokurore.

Të qenit e zgjedhur do të thote të jesh në zemër të vendit ku gatuhen ligjet, ku bëhen ligjet dhe është shumë e rëndesishme që tek ligj-bërja, tek të gjitha njësitë që propozojnë ligje të kemi juristë të kualifikuar. Ka qenë nje problematikë kjo, që shumicën e kemi zgjidhur në Kuvendin e Shqipërisë, sepse që prej vitit 2009 komisioni qëndror që trajton draft-ligjet është një komision I përbërë nga juristë, ndërkohë që, në bar, komisioni përbëhej nga vetëm një jurist ose nuk kishte jurist.

Di të them që gjatë mandatit të parë 2013 – 2017 punuam fort dhe me themelimin e njësive të legjilacionit dhe atyre që kanë për detyrë të bëjnë përqasje me legjislacionin europian. Aspirata jonë për tu bërë pjesë e vendeve antare të BE është e lidhur ngushtë edhe me detyrimin që kemi dhe do të kemi, që legjislacionin tonë ta njehësojme me legjislacionin europian. Direktivat e çdo lloj legjislacioni tjetër prodhuar nga BE është I domosdoshëm për tu përvetësuar dhe per tu berë pjesë e legjilacionit tonë të brendshëm.

Unë kam patur rastin që edhe gjatë kohës që ne ishim në opozitë në vitin 2009-2013, të isha relatore e disa ndryshimeve të rëndësishme në kodin penal dhe në kodin e proçedurës penale. Vijimisht kam ngelur një propozuese e ndryshimeve për kapituj të ndryshëm të kodit penal.

Do të kujtoja këtu, që në vitin 2010, PS-ja propozoi për here të parë paketën e disa nen-eve që kishin të bënin me krimim zgjedhor, ku unë kam qenë edhe propozuese edhe relatore e atij draft-ligji. Kam vazhduar në këtë pozicion edhe më vonë për nderhyrje të ndryshme që janë bërë në kodin penal, lidhur me veprat penale kundër mjedisit, me kontrabandën, kam qenë disa herë propozuese e ndryshimeve në këto kapituj dhe po ashtu edhe relatore/ propozuese e tyre në qeveri edhe në parlament.

Njëkohësisht janë edhe disa drafte të tjera, të cilat unë kam patur nderin që të angazhohem dhe të jem hartuese/bashkë-hartuese.

Ligji për dekriminalizimin, një ligj I nevojshëm, në një moment të caktuar, që siguron padyshim që zgjedhesit të kenë besim apo të jenë të siguruar në besimin e tyre kundrejt njerezve që zgjidhen ose emërohen në administratën e lartë publike.Unë kam qenë hartuese e këtij projekti gjatë kohës që isha ministre e shtetit në marrëdhënie me parlamentin dhe njëkohësisht propozuese e tij në qeveri.

Përmend gjithashtu edhe aktin ligjor, kalimi i ish-INUK-ut në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, sot IKMT. Po ashtu ka qenë edhe një akt I draftuar nga ministri I shtetit për marrdhëniet me parlamentin, në kohën që unë mbaja këtë detyrë.

Jam marrë ngushtësisht edhe me bërjen efektiv të ligjit për konsultimin publik , duhet të kuptojmë që është shumë e rëndësishme që ligjet përpara se të miratohen të kenë konsultin publik, me të gjitha grupet e interesit dhe natyrisht me të gjitha fashat që impakton përmbajtja e ligjit. Për të mundësuar këtë, sa kohe që isha në detyrën e ministres së shtetit në marrdhënie me paralamentin, pata propozuar disa here ndryshimin e rregullores se keshillit te ministrave dhe kjo u miratua.

Më vjen mirë të them që jam personi I parë që arrita të ndërtoj një traditë të punës së ministrit të shtetit për marrdhëniet me parlamentin, që besoj e vazhdon edhe kolegia Spiropali. Ka qenë edhe mbetet një pozicion I veçantë në përberjen e qeverisë sonë ose strukturës sonë qeverisëse.

Është një model I huazuar nga republika italiane dhe ajo franceze, një model që këto shtete e kanë prej më shumë se 50 vitesh në strukturën e tyre qeverisëse. Besoj është një model I duhur, edhe rikthimi I ministres së shtetit në marrëdhënie me parlamentin, që besoj ka qenë gjëja e duhur që kryeministri Edi Rama, vendosi në fund të vitit 2018, kur u bënë edhe ndryshimet në qeveri.

Po kështu, unë jam edhe gruaja e parë e zgjedhur në pozicionin e kryetares së komisionit parlamentar për sigurine kombëtare. Me bindje them që ambicia ime fillestare për ta plotesuar këtë komision me zonja reflektoi apsolutisht si një vlerë e shtuar dhe diçka tejet pozitive. Ky komision për herë te parë arriti të ngrinte ura të mirëfillta bashkëpunimi me organizatat, të cilat kanë pjesë të komisionit të veprimtaisë së tyre, pikerisht sigurinë.

OSBE për këto katër vite të këtij mandati lidhi edhe një marrëveshje bashkëpunimi edhe me komisionin parlamentar të sigurise kombëtare. Në fund të vitit 2019 ja arritëm që të organizonim edhe një konferencë shumë te rëndësishme për krimin kibernetik, të parën e këtij lloji, të mbajtur në ambjentet e Kuvendit të Shqiperisë, me perfaqësues nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe Europës Jug-Lindore.

Pa dashur të mos jem modeste, do kisha dashur të them që kemi krijuar një standard të mirë pune, I cili ka shërbyer si model pune për komisionin e sigurisë, por edhe për komsione të tjera paralamentare, sepse kemi qenë I pari komision parlamentar, që u përpoqem të gjithë të ndiqnim një qasje tjetër në organizimin e punës.

Shumë prej mbledhjeve të komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare janë mbartur jashtë ambjenteve të Kuvendit të Shqipërisë. Ne kemi shkuar në të gjitha institucionet që janë pjesë të institucioneve të sigurisë dhe të rendit publik. Kemi vizituar, kemi folur me to nga afër nga Veriu ne Jug, kemi vizituar edhe institucione homolge jashtë vendit, jemi perpjekur të jemi në bashkepunim me ta.

E gjithë kjo e ka rritur performancën e punës së komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, performancë e cila në fakt është pasqyruar dhe në ligj-bërje më të mira. Ne kemi një kuadër të ri ligjor, për nje shumicë institucionesh, sigurisht nisur nga polica e burgjeve, për të vijuar më tej me Garden e Republikës, me shërbimin për kontrollin e brendshëm sërish në burgje, me marrëveshje të rendesishme që rrisin bashkëpunimin e autoriteteve sigurisë së shtetit shqiptar me shtetin amerikan dhe vendet e Europës jug-lindore.